Kompania naftë-nxjerrëse Bankers Petrolium tre mujorin e dytë të vitit e ka rritur me 1.4% prodhimin mesatar në fushat naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe të Kuçovës në raport me tre-mujorin e parë të vitit.

Sipas kompanisë këtë 3 mujor prodhimi mestar shkon në 20.045 fuçi në ditë nga 19.767 fuçi në ditë që ishte tremujorin e parë të vitit.

Shitjet e naftës gjatë tremujorit të dytë arritën një mesatare prej 19,599 fuçi në ditë, 3.4% më të ulëta se tremujori i mëparshëm prej 20,283 fuçi në ditë. Inventari i naftës bruto ishte 307,000 fuçi në fund të 30 Qershorit 2015, kundrejt 270,000 fuçi në 31 Mars 2015.

Shitjet në eksport gjatë tremujorit të dytë përbëjnë 78% të shitjeve totale, me një çmim mesatar eksporti prej 80% e çmimit Brent.

Shitjet në tregun vendas ishin më të ulëta gjatë këtij tremujori pasi Bankers i është përgjigjur kërkesave më të larta të tregjeve të eksporteve.

Gjatë 6 muajve të parë, shitjet mesatare të naftës ishin 19,899 fuçi në ditë kundrejt 20.036 gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014.

Bankers shpoi një total prej 12 (dymbëdhjetë) pusesh në tremujorin e dytë; dhjetë puse horizontalë, një (1) pus për depozitimin e ujit, dhe një (1) pus i abandonuar, pas incidentit të çlirimit të gazit në fillim të këtij tremujori.

Projektet e infrastrukturës të Bankers në tremujorin e dytë vazhdojnë të fokusohen në zgjerimin e kufijve me ndërtimin e sistemit verior të grumbullimit të naftës me tubacion.